Παρασκευή, 14 Ιουνίου 2013

Ιστορικός από το Λάμποβο: Τον Τίμιο Σταυρό της εκκλησίας μας τον πήρε η κόρη του Ενβέρ Χότζα!


Ποιος ο ρόλος γερμανού αρχαιολόγου και γιατί κατηγόρησαν δύο νεαρούς από την Επισκοπή!
Η εκκλησία της Παναγίας του Λμπόβου του Σταυρού είναι από τα σπουδαιότερα βυζαντινά μνημεία στη Βόρειο Ήπειρο. Φέρει το όνομα του Σταυρού, γιατί στην εκκλησία αυτή φυλάσσονταν τμήμα Τίμιου Ξύλου (από τον σταυρό που σταυρώθηκε ο Χριστός), δώρο σύμφωνα με την παράδοση του Αυτοκράτορα του Βυζαντίου Ιουστινιανού (482 – 565).
Το σπάνιο αυτό ιερό κειμήλιο, σύμφωνα με τον ιστορικό που κατάγεται από το Λάμποβο Στέφανο Μίχο , γλύτωσε από τις διώξεις των κομουνιστών γιατί το φύλαξαν οι χριστιανοί στα σπίτια τους.
Το 1986 επέστρεψε στην εκκλησία που είχε μετατραπεί από το καθεστώς σε μουσείο και φυλάσσονταν. Σύμφωνα με τον ιστορικό, την εκκλησία αυτή επισκέπτονταν συχνά γερμανός ιστορικός, διευθυντής του βυζαντινού αρχαιολογικού μουσείου, συνοδευόμενος από την κόρη του δικτάτορα Ενβέρ Χότζα. Σύμφωνα πάντα με τον ίδιο, κρατικές υπηρεσίες οργάνωσαν το 1989 μία εικονική ληστεία με το βοήθεια δύο νεαρών με ειδικές ανάγκες από το διπλανό χωριό Επισκοπή που στη συνέχεια τους φυλάκισαν.
Διαβάστε στη συνέχεια όλη τη συνέντευξη που δημοσιεύτηκε στην αλβανική εφημερίδα «Gazeta Shqiptare»  


Historiani: Sigurimi i shtetit inskenoi grabitjen e kryqit të Justinianit më 1989
Nga: FATMIRA NIKOLLI
Një kishë e ndërtuar fillimisht në vitin 520 pas Krishtit, ka ruajtur përreth 1500 vjet brenda mureve të saj, një thesar. Një kryq i punuar në Bizant, me pjesë nga kryqi në të cilin vdiq Krishti, dhuruar një prijësi të Gjirokastrës së kohës nga vetë perandori Justinian...

Kjo është legjenda që mbështjell me mister kishën e Labovës së Kryqit në Gjirokastër. Ajo është njëri nga monumentet më interesante në Shqipëri dhe për të shkuar atje, duhet ndjekur rruga drejt Libohovës. Agjencia Kombëtare e Turizmit, në kuadër në nismës, "Nise udhëtimin tënd nga Shqipëria jote", organizoi një udhëtim drejt saj dy ditë më parë.

Kisha është e rrethuar me një mur të lartë, ndonëse madhështia e saj ngrihet mbi mure, drejt qiellit. Kambanat e saj, oshëtinë në të gjithë fshatin Labovë, fshat që i ngjan një qyteze, tashmë të perënduar. Muret vjetra, portat karakteristike, çatitë e gurta, të kujtojnë ende se je në një mes të historisë, ruajtur mirë, ndërsa i struket modernzimit, atje lart në një kodër të thellë.

Kisha e Labovës së Kryqit është një nga më të vjetrat në Shqipëri dhe siç thamë më lart, dikur mbante një relike të shenjtë që besohej se ishte pjesë e kryqit të vërtetë të Krishtit. Specialistët kanë shkruar se ndërtesa është tipike bizantine me një kupolë të lartë qendrore, me navën dhe aislet e ndërtuara në mënyrë që të krijojnë figurën e kryqit. Hyrja kryesore në kishë është përmes një narteksi të mëvonshëm. Ka të paktën 9 nivele të dallueshme afreskesh të pikturuara në sipërfaqen e mureve të brendshme. Kisha, siç shihet sot, është kryesisht ndërtim i shekullit të 13-të dhe kohës së Despotatit të Epirit, megjithëse një themel fillestar mund të shkojë thellë në kohën e Perandorit Justinian në vitet 527-565 e.j.

Ne kemi intervistuar Stefan Mihën, një historian të fshatit, për të mësuar më shumë mbi legjendën e kishës dhe historinë e kryqit.
Zoti Miha, si e mbani mend kishën në kohën e komunizmit? E keni parë kryqin që është vjedhur? E mbaj mend se e kam parë çdo ditë deri më 1989. Unë ruaj në shtëpi fotografinë origjinale të kryqit. Kur kam qenë 7 vjeç, në kishën e Shën Gjergjit bëhej çdo 22 prill ceremonia fetare me kryqin. Atëkohë, unë isha ndihmësi i priftit.
Si u vodh kryqi i rrallë i kishës? Ai u vodh në vitin 1989.
Si u vodh, si hynë hajdutët në kishë? U shpërthye dera e kishës. Ishin dy djem gjysmakë nga Peshkëpia. Ata i përdori Sigurimi i Shtetit si karrem dhe hapën fjalët se gjoja e kishin vjedhur ata. Ky ishte organizimin fiktiv i Sigurimit të Shtetit. Gjoja ata kishin shpërthyer derën anash kishës dhe u hap llafi se kryqi u vodh nga këta gjysmakë. Po kush e beson këtë? Ata i arrestuan dhe i dënua, nga ana tjetër, në fshat thuhej se 'hajdutët' i kishin rrëfyer Sigurimit të Shtetit se kryqin e vjedhur, e kishin çuar tek një argjendpunues në Tiranë. Kur ky argjendpunuesi u kishte thënë se kryqi nuk vlente, ata e kishin hedhur në koshin e plehrave. Ja kështu gjoja e zgjidhën çështjen.
Ndërkohë çfarë u mësua në fshat për vjedhjen? E morët vesh të vërtetën? Kush mendoni ju se e kam marrë? Mafia shtetërore, shteti komunist e ka marrë, Nexhmija, Ramizi e veçanërisht Pranvera Hoxha.
Pse akuzoni vajzën e Enver Hoxhës? Sepse ajo ishte shumë e dhënë pas kësaj kishe. Ajo vinte shumë shpesh këtu. Ka ardhur disa herë edhe me Aleksandër Meksin. Ia kishte vënë syrin ajo dhe Guntram Koch, drejtori i Muzeut Bizantistik në Mynih. Pas disa vizitave të kësaj natyre, kryqi u zhduk. Më erdhi në fillim të demokracisë në shtëpi kandidati për deputet, Kleanthi Koçi. I kërkova informacion për kryqin dhe ai m'u përgjigj që do jetë në thesarin e shtetit. Kur filloi demokracia, dërguam kryeplakun e fshatit që ta kërkonte, por nuk e gjeti. Kur u thye kryeplaku në fshat hetuesit e Gjirokastrës na kërcënuan se po vazhduat të kërkoni për kryqin, do t'u iki koka.
Dyshoni tek Guntram Koch? Ai ishte drejtor i Muzeut të Bizantistikës në Mynih e ka ardhur shpesh te kisha jonë. Unë qeshë miqësuar shumë me të. Pati bërë edhe një punim shkencor për këtë kishë dhe historikun e saj. Me të, vinte shpesh edhe vajza e Enverit, Pranvera Hoxha. Ajo vinte edhe me të shoqin, që ishte arkitekt (Kolaneci), për të parë strukturën arkitekturore të kishës. Pak kohë pas këtyre vizitave, humbi kryqi.
I shihni këto vizita të lidhura me humbjen e kryqit? Po. Ne e kemi ruajtur për shumë kohë kryqin. Pasi u prishën kishat, atë e mbanim në një familje këtu në fshat.
Te cila familje e ruanit? Në familjen e Sevo Papajt. E fshehëm aty sepse e kërkonte shteti. Që nga 1945 e deri sa u vodh e kërkonin shpesh, por ne si fshat nuk e dorëzonim. Kur u prishën kishat, unë vetë kam qenë në komision. Nuk u përzjeva shumë, por edhe kjo kishë ishte vënë në plan për t'u prishur, ashtu si gjithë të tjerat. Ndërkohë, ndiqja provimet në Tiranë për Histori-Filologji. Atje në universitet kishim ministrin e Tregtisë, Vasil Kati që ishte nga fshati ynë. I them se duan të shembin edhe kishën tonë. Ai në mënyrë shumë sekrete ndërhyri dhe e hoqi nga lista e kishave që u prishën dhe më pas u klasifikua si monument kulture.
Deri kur e mbajtët në shtëpi? Jo shumë, se nuk na lanë. Kur u bë inventari më 1967, një pjesë të parave si komision i fshatit i mbajtëm për të mirëmbajtur kishën. Këtë fakt e shfrytëzoi Sigurimi i Shtetit dhe na urdhëroi që të paraqiteshim në degën e punëve të brendshme. Aty ishte dhe Vasil Qiro, një nga anëtarët e komisionit. Aty na morën të gjithëve duke na pyetur për kryqin. Duke e ditur se unë kam qenë në fëmijëri i lidhur me kishën, donin të dinin nëse isha unë ai që kisha në fotografi kryqin origjinal. Përdorën shantazhin e parave që kishim mbajtur dhe më detyruan të pohoj se cili ishte kryqi origjinal i Labovës. Na urdhëruan që të nesërmen në darkë kryqi të kthehej në kishë, ndërsa paratë do i dorëzonim në bankën e shtetit. Kryqin e vendosëm në kishë në vitin 1986. Vinin turistët dhe e shikonin. Vunë dhe një roje. Sikur të ma ndjente zemra i thosha rojes: natën merre në shtëpi dhe sille në mëngjes. Kam urdhër - m'u përgjigj ai, - që të mos e lëviz nga kisha.
Ju e kërkuat pas 1990-ës? Po,në vitin 1991-1992 dhe në fuqi ishin akoma hetuesit e kohës së komunizmit në Gjirokastër.
Çfarë madhësie e çfarë peshe kishte kryqi? Ishte rreth rreth 450 gram, i larë në flori. Gentram Koch nuk u duk më në fshat që pas vjedhjes së kishës.
Është marrë njeri me këtë çështje së fundmi? Kryqi u ndërtua në Bizant nga Justiniani. Iu bë dhuratë kishës nga ai dhe në vitin 554 ka ardhur në Shqipëri. Më pas nuk është ngritur më ky problem. Parvjet erdhi një grup studentësh gjermanë dhe kishin me vete studimin e Koh për kishën tonë.
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

3 σχόλια:

aristera είπε...

όταν τα αυτοκίνητα της sigourimi ανεβαιναν το δρόμο της Άνω Επισκοπής και όλοι αναρωτιόντουσαν γιατί έρχονται ό ένας από τους δύο ετοιμάστηκε και είπε στους δικούς του "εμένα έρχονται να πάρουν".
Δε φημίζονται για την εξυπνάδα τους, πάντως σίγουρα δεν είναι άτομα με ειδικές ανάγκες.

murgana είπε...

Ήταν ένας πόντιος

Ανώνυμος είπε...

ΕΝΑ ΜΕΓΑΛΟ ΜΠΡΑΒΟ ΣΤΟΝ ΚΥΡΙΟ ΣΤΕΦΑΝΟ ΜΙΧΟ . ΕΤΣΙ ΑΓΩΝΙΖΟΝΤΑΙ ΟΙ ΕΛΛΗΝΕΣ ΠΟΥ ΑΓΑΠΑΝΕ ΤΗΝ ΠΑΤΡΙΔΑ . ΟΧΙ ΟΠΩΣ ΚΑΠΟΙΟΙ ΣΤΟΥ ΚΩΣΤΑΡΙ ΠΟΥ ΕΠΙΔΙΔΟΤΑΝ ΣΤΙΣ ΠΩΛΗΣΕΙΣ ΤΩΝ ΙΕΡΩΝ ΣΚΕΥΩΝ ΚΑΙ ΤΩΡΑ ΠΡΟΣΠΑΘΟΥΝ ΝΑ ΤΡΟΜΟΚΡΑΤΗΣΟΥΝ ΤΟΥΣ ΧΩΡΙΑΝΟΥΣ ΤΟΥΣ ΓΙΑ ΝΑ ΜΗ ΜΙΛΑΝΕ .

Δημοσίευση σχολίου